Kreu i qeverisë ishte këtë paradite në një takim me fermerët në Berat ku foli për bujqësinë e zhvillimin rural.

Edi Rama kishte dhe një ankesë ndaj të gjithë kryetarëve të bashkive të vendit, pasi sipas tij, ata pas ndarjes territoriale, e trajtojnë fshatin si pjesë të qytetit, dhe nuk janë futur në ‘zemrën’ e problemit, që është prodhimi dhe përpunimi i produkteve bujqësore.

Ai tha se bashkia duhet të het palë me fermerët për të ndihmuar dhe nxitur prodhimin.

“Kemi një problem me kryetarët e bashkisë.

Ne bëmë reformën territorial ku praktikisht u bashkuan shumë funksione dhe bëmë shumë mirë, por duhej bërë më e fortë, më pak bashki, por gjithsesi bëmë një kalim të madh, dhe komunave u lamë funksione administrative me të thjeshta që të ishin më pranë banorëve. Kryetarët e bashkive, fshatin vazhdojnë ta shikojnë si pjesë të qytetit, pra rrugë, kanale, ndriçim publik, pastrim dhe nuk janë futur te zemra që është qarkullimi i gjithë gjakut të atij organizmi, te prodhimi, grumbullimi dhe përpunimi. Nuk janë futur të marketimi.

Ju e dini më mirë se unë që në vendet e zhvilluara nuk është kështu, bashkitë janë pjesë, ortakë, bëjnë biznes dhe nuk jetojnë vetëm me ç’a jep qeveria dhe ne në mandatin e katërt këtë do ta forcojmë këtë.

Kjo do të thotë që kur bashkia ka një problem me grumbullimin si duhet të prodhimit të fermerëve, bashkia i bashkon dhe futet vetë, pra bashkia me 50-60 fermerë, që mos them që bashkia bën një rrjet të përbashkët të agroturizmave, dhe i thotë sa më shumë verë të shesësh aq më shumë do marrësh x gjë nga unë.

Kur bashkia fut një fond x, u thotë çfarë mund të bëmë gjë tjetër që mund ta prodhojmë këtu? Se nuk e bëni dot ju se doni mbështetje, dhe bashkarisht i drejtoheni qeverisë dhe bankës, dhe bëheni bashkë.

Kështu ne e forcojmë shumë bazën industriale të lehtë të vendit”, tha Rama.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta