Zjarr në katin e shtatë të një pallati në Fier, shkak soba e gatimit
22/04/2025 09:37
Një zjarr ka rënë në një banesë në katin e shtatë të një pallati në Fier.
Banorët e pallatit kanë qenë të parët që kanë vënë re flakët dhe kanë lajmëruar menjëherë zjarrfikësen.
Dy automjete zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit në kohë.
Si pasojë e flakëve, janë djegur disa orendi shtëpiake, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar.
Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një sobë gatimi që ka mbetur ndezur.
Top Channel