
Apeli i GJKKO ka lënë në burg Arnold Rrokaj dhe Zambak Gjonin.
Prokurori Bledar Maksuti ka insistuar në seancën me dyer të mbyllura se vijojnë ende dhe po presin rezultate nga marrja e provave dhe dëshmive dhe ballafaqimi i tyre.
Me dyshimet se u tërhoqën tre dosje nga e-mailet e tre prokurorëve mes tyre edhe ajo për Klodjan Allajbeun si dhe informacione të transkriptuara të bisedave nga Sky ecc, SPAK insistoi edhe në apel se ka rrezikshmëri dhe vend për prishjen e provave.
Arnold Rrokaj i cili është identifikuar si personi që ka thyer kodet e sigurisë të postës elektronike është shprehur se ka komunikime të vazhdueshme me Zambak Gjonin dhe se hyri në e-mailet e prokurorëve të posaçëm nga kurioziteti.
Siç mëson Top Channel, mes përmbi 70 personave të pyetur si deklarues, shumica janë zyrtarë të administratës shtetërore dhe njohje të ish zyrtarit të burgjeve Zambak gjoni. Është pikërisht Gjoni i dyshuari kryesor që shpërndau materialet e përftuara nga Rrokaj.
Këqyrjet e telefonave tregojnë që materialet janë shpërndarës tek persona midis tyre dy janë gazetarë, ndërsa shkresa e fundit që Gjoni dërgoi përmes whatsapp ishte ditën e 12 marsit në orën 11 , vetëm pak orë para se SPAK të firmoste urdhër ndalimin që më pas u zyrtarizua me masë.
Çështja u shqyrtua nga gjyqtari i posaçëm Dhimitër Lara i cili mbasi dëgjoi palët vendosi të dërgojë në para burgim dy të dyshuarit e parë të hakerimit qe sipas SPAK nuk preku sistemin pavarësisht se ka tentuar. Kjo hetim po kryhet për nxjerrje të akteve sekrete, ndërhyrje në sistemet kompjuterike në kuadër të grupit dhe grup kriminal. Se cilët janë bashkëpunëtorët e Gjonit dhe Rrokaj është ende me pikëpyetje
Top Channel