Disa votues nga diaspora kanë nisur të publikojnë video momentin kur zgjedhin subjektin dhe kandidatin ne fletën e votimit.

Top Channel ka siguruar disa video publikuar në TikTok nga emigrantët shqiptarë në Britaninë e Madhe.

Për këtë veprim ata rrezikojnë deri në 3 vite burg.

Neni 327,  i kodit penal thotë se “shkelja e fshehtësisë së votimit”, parashikon se të gjithë ata që fotografojnë votën për te dokumentuar preferencën e tyre dënohen me burgim nga gjashtë muaj minimumi, deri në 3 vjet.

Në shumicën e videove është publikuar vetëm zgjedhja e subjektit politik dhe kandidatit.

Por një shqiptarë siç shihet në këtë video  ka guxuar të dalë me fytyrë duke filmuar të gjithë procesin e plotësimit të fletëvotimit.

Një ditë më parë për fenomenin e videove ku emigrantët publikojnë zgjedhjen e tyre në fletën e votimit kryekomisioneri Ilirian Celibashi deklaroi:

“Ata janë duke kryer një vepër penale në gjykimin tim, por është atribut i institucioneve të tjera për ta vlerësuar nëse veprimet e tyre përbëjnë apo jo vetëm penale. Në gjykimin dhe vlerësimin tim janë duke kryer një vepër penale. Tej interesit të partive politike, entuziazmit që kanë për të treguar se për kë votojnë është e dënueshme nga Kodi Penal deklarimi i votës”.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel