Vrasja e Gjovalin Prendit, dyshohet për tre atentatorë/ Autorët e maskuar e vëzhguan para lokalit, viktima mori plumba në kraharor

18/04/2025 09:05

Të paktën tre persona mendohet të kenë marrë pjesë në atentatin e ndodhur në Pllanë ku i vrarë mbeti Gjovalin Prendi.

Sipas burimeve të gazetares së Top Channel, Brixhilda Deda, automjeti i përdorur në këtë ngjarje ka ndaluar pranë biznesit të tyre ku dy autorët e dyshuar të maskuar kanë zbritur nga automjeti duke qëlluar me breshëri plumbash në afërsi drejt Prendit.

Ashtu siç duket dhe nga pamjet e në vendin e ngjarjes, autoret kanë qenë duke vëzhguar objektivin e tyre ku sapo e kanë parë tek dera e barit kanë qëlluar ku plumbat e kanë prekur viktimën në pjesën e gjoksit. Në momentin e ngjarjes në lokal ka patur dhe persona të tjerë prezent mes tyre dhe familjarë.

Ndryshe nga atentatet e tjera mafioze deri më tani ende nuk kemi një makinë të djegur e cila është përdorur nga autorët e dyshuar.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta