Kampionati i basketbollit! Flamurtari regjistron fitoren e parë në ndeshjet e finales për titullin

17/04/2025 13:58

Flamurtari në basketboll për femra regjistron fitoren e parë në serinë e ndeshjeve finale për titullin kampion.

Ekipi vlonjat ka mposhtur në ndeshjen e luajtur në pallatin e sportit Flamurtari ekipin e Tiranës në shifrat 68-53.

Ndeshja ka nisur mjaft mirë për Flamurtarin që e mbylli periodën e parë në avantazhin 22-16. Loja e mirë vijoi edhe në 10 minutat e dyta me Flamurtarin që shënoi 17 pikë kundrejt 7 pikëve të Tiranës teksa pjesa e parë mbyllet 39-23. Pas pushimit loja është e barabartë me ekipin vlonjat që administron me qetësi teksa në 10 minutat e treta të dyja ekipet shënojnë nga 14 pikë, duke e mbyllur ndeshjen me rezultatin 68-53.

Takimi i dytë final mes Flamurtarit dhe Tiranës do të luhet ditën e shtunë në kryeqytet.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta