“Kam ardhur që me gurët e poshtëm të lëvizim ata të epërmit”, Rama kërkon votën nga qarku i Dibrës: Ligjin këtu e bëjnë gratë, e dini historinë me lekët borxh?

17/04/2025 17:13

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama në Peshkopi më gratë e vajzat e qarkut Dibër, për të prezantuar programin e tij dhe për t’u kërkuar votën për 11 majin.

Rama e ka nisur fjalimin e tij me një mesazh që i ka mbërritur në telefon nga një numër i panjohur, ku përmes një rrëfenje, i tregon se Dibra i ka gratë e fortë dhe se janë ato që ‘bëjnë ligjin’.

Rama tha se e beson forcën e tyre dhe se falë grave kandidate në këtë qark, rezultati në 11 maj do të jetë 4-1.

“Më erdhi mbrëmë një mesazh nga një numër që nuk e kam të regjistruar… ‘meqë nesër çelni siparin e garës në Dibrën time me zonjat e nderuara të asaj zone, atyre gratë kanë qenë themel dhe forcë vendimmarrëse në familje. Bashkë me urimin për të kaluar një ditë pozitive po u nis një histori brezash: një dibran merr rrugën e karvanit për t’i kërkuar napolonë borxh në Tiranë Dine Hoxhës, pasi kuvendojnë për problemet e Dibrës, i kërkon para borxh, Dine Hoxha i hedh sytë gruas, ata kishin një kod të padeshifruar për të pranishmit, dhe aty i kthehet dhe i thotë nuk kam.

Dibrani i varfër po i zgjuar ikën për në Kombinat, Dinja si dinak i thotë pse s’po ikën në Dibër, pse s’i bie nga Tufina, po po në Dibër po iki por jo pa parë më parë nëse guri i poshtëm lëviz gurin e epërm … i zënë ngushtë Dinja i thotë ktheu të të jap napolonat dhe i ke falë dhe s’me ke asnjë gjë borxh’. Këtu tregohet forca e gruas në familjen dibrane pavarësisht angazhimit publik në shumë vite’, përfundonte mesazhi… Dhe unë kam ardhur që me gurët e poshtëm të lëvizim gjithë gurët e epërm”, tha Rama.

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta