Një tentativë grabitje ka ndodhur pas mesnatës në Plug të Lushnjës.

Një person ka hyrë për të vjedhur bagëtitë në një stan me dele.

Në momentin që ka hyrë është pikasur nga i zoti, ku më pas janë përleshur. Personi që ka shkuar për të grabitur ka qenë më armë gjahu.

Gjatë përleshjes është përdorur arma ku i zoti Flamur Mane ka marrë dëmtime. Ai është dërguar fillimisht në spitalin e Lushnjës e më pas drejt Tiranës.

Sipas informacioneve ai ka marrë dëmtime të lehta, ndërsa policia ka shoqëruar një person. Sipas korrespodentit të Top Channel, Bledi Korreshi, ai është  identifikuar si Ded Sokol Deda.

I plagosuri Flamur Mane

Top Channel

BIG BROTHER BIG BROTHER - Portokalli - AG SHOW - Bileta