U kapën duke luftuar në Ukrainë, shtetasit kinezë: Humbëm punën gjatë Covid 19!

15/04/2025 15:42

Nuk ishin ushtarë të mirëfilltë, por viktima të rrethanave: Këtë rrëfyen dy shtetasit kinezë të zënë rob në Ukrainë, Wang Guangjun dhe Zhang Renbo, të cilët pretendojnë se nuk u kishte shkuar ndonjëherë nëpër mend se mund të përfundonin në një zonë lufte.

Gjatë një konferencë shtypi në Kiev, Wang pohoi se kishte pasuar një punë në Kinë, por “e humbi atë gjatë pandemisë Covid 19 dhe po kërkonte një mundësi tjetër”.

Fillimisht, negociova me një rekrutues rus për një punë si terapist rehabilitues për ushtarët e plagosur. Por më pas përfundova në ushtri, dhe nuk gjeta më rrugëdalje nga ajo situatë“, shprehet ushtari kinez Wang Guangjun.

Në Moskë, sikurse tregoi më tej 33-vjeçari, mbërriti më 5 shkurt të këtij viti pas vetëm 5 ditësh trajnimi për fushëbetejë. Ndalesa e radhës përpara vijës së frontit ishte Rostovi. Në 1 prill tha se kishte qëndruar në një zonë stërvitore, e tre ditë më vonë, qe dërguar në luftë.

“Në mediat sociale kineze, veçanërisht TikTok, ka video që tregojnë njerëz me uniformë. Në Kinë, konsiderohet një nder të jesh ushtar, edhe pse të tillë nuk mund të bëhen të gjithë. Ndaj mjaft njerëz, tentojnë t’i bashkohen operacioneve luftarake diku tjetër. Unë vetë pashë reklama rekrutimi në disa aplikacione”.

Në një reklamë të publikuar në rrjetin social kinez, Weibo, disa burra shiheshin duke lënë vendet e tyre të punës për të luftuar për Rusinë në Ukrainë. Videoja e shoqëruar me titra në gjuhën ruse dhe kineze, përfundon me thirrjen për veprim, duke thënë: “Ti je burrë. Bëhu burrë”, ndërsa shpjegon se rekrutët mund të marrin bonuese nga 7.000 deri në 21.000 dollarë dhe të ardhura mujore prej rreth 2.400 dollarësh.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta