
Kreshnik Spahiu u shpreh këtë mbrëmje në Top Story se sa i përket incidentit të paprecedentë në Big Brother Vip, ku Jozefin Marku goditi me shuplakë Gjestin, nuk është një çështje që përfshinë Kosovën dhe Shqipërinë.
“Sot është 26 vjetori i krimeve seksuale i serbëve me shqiptarët në Kosovë. Në një pjesë të debatit para se t’i gjuante me shpullë, Jozi i ka gjuajtur me keq dhe i ka thënë kopil shkjau, kjo është më e rëndë. Dhe ne sot sigurisht nuk mund të paragjykojmë se niveli i Jozit dhe Gjestit i kemi në parlamente, se i kemi mbush me të fortë, dhe ne nuk na bën përshtypje.
Problemi që ne jemi mbledhur 7 njerëz të thjeshtë dhe po flasim për dy VIP-a, se ashtu janë ata, madje brenda dy ditësh kanë marrë më shumë like dhe follow se Albin Kurti dhe Edi Rama, dhe ky është problemi kryesor.
Këta janë fytyra e Shqipërisë dhe Kosovë, por nuk janë përfaqësues të Shqipërisë dhe Jozit. Dhuna është bërë pjesë e jetës së përditshme, por a kjo motive Shqipëri-Kosovë? Se rrjetet kanë shpërthyer dhe është e inskenuar për të ardhur në këtë pikë.
Mendoj se ai Jozi do t’i gjuante në shpullë atij dhe nëse do ishte nga Lushnja apo Berati, nuk mendoj se Jozi e ka goditur se ai është nga Kosova. Ne kemi kushedi sa raste martese brenda Big Brother djem nga Kosova e vajza nga Shqipëria dhe e kundërta”, tha ai.
Ndërkohë nga ana tjetër Arjan Curi u shpreh se ajo që bën Big Brother si format është një eksperiment social, si jë pasqyrë për të parë hijen tonë.
“Shuplaka ishte akti më i ulët i dhunës që ndodhi. Mediat se kanë as detyrë as detyrim edukimin, ja mund ta ketë dhe tv publik, mund ta bëjnë, por nuk kanë pse bëjnë emisioni edukative.
Ky është një eksperiment dhe ku ta gjejmë që të bëhet një ekspertimet falas, bruto, dhe ne aty nxjerrim konkluzionet tona. Ajo që bën Top është të na verë një pasqyrë ku ne të shikojmë hijen tonë, dhe nëse e bëjmë këtë ne mund të avancojmë. Dhuna e vërtetë nuk ishte një shuplakë, e dhënë për mua në gjaknxehtësi, por dhuna e vërtetë që na karakterizon si shoqëri është dhuna verbale.
Unë pashë aty njerëz të neglizhuar, sa më shumë nevojë për vëmendje të ketë dikush aq më shumë i neglizhuar është në fëmijëri, pashë njerëz që vuanin nga sindroma inferioriteti, njerëz të abuzuar apo dhunuar, dhe për mua edhe Jozi edhe Gjesti janë viktima nuk janë agresorë, ata janë dhunuar në fëmijëri dhe e bëjnë tani.
Kjo pasqyrë që na dha Topi na bëri të mundur të mos fshihemi pas gishtit tonë. Ka dhe komente që i thonin mirë ia bëri, pra ne bëhemi me agresorin”, tha ai.
Top Channel