Hapja e grupkapitullit të dytë të negociatave, Hasani: Asnjë sekondë e humbur drejt BE-së. Po shpejtojmë

14/04/2025 20:36

Menjëherë pas përfundimit të Konferencës së Katërt Ndërqeveritare të mbajtur sot pasdite në Luksemburg mes BE-Shqipëri, ku është çelur një tjetër grup-kapitull negociatash për Tregun e Brendshëm, ka ardhur edhe reagimi i Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani.

“Një hap tjetër i rëndësishëm sot në Konferencën e Katërt Ndërqeveritare BE–Shqipëri në Luksemburg:
Hapja e Grup-Kapitullit të Dytë me 9 kapituj – Tregu i Brendshëm është një sinjal i qartë se sa shpejt dhe me sa seriozitet Shqipëria po përkushtohet në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Tre grup-kapituj. Të hapur—dhe duke ecur me ritëm të shpejtë.”, shprehet Ministri Hasani.

Ai nënvizon gjithashtu se: “E dimë që koha është e çmuar, dhe nuk po humbim asnjë sekondë në rrugën drejt anëtarësimit në BE”.

“Nuk jemi thjesht në rrugën e duhur. Po shpejtojmë.”, përfundon reagimin e tij Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme,  Igli Hasani.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta