“Brenda 2027 çelim të gjithë grupkapitujt”, Rama në Luksemburg: Anëtarësimi për ne, ekzistencial

14/04/2025 19:45

Kryeministri Edi Rama ishte pjesë e një takimi në Luksemburg së bashku me me Radosław Sikorski, Ministër i Punëve të Jashtme të Polonisë dhe Marta Kos, Komisionerja për Zgjerim e BE.

Ai u shpreh se shpreson që brenda vitit 2027 të mbyllen të gjitha grupkapitujt e negocimit për t’u anëtarësuar në BE, duke i falënderuar si Sikorskin ashtu edhe Kos, të cilët kanë ndihmuar në këtë proces.

“Në shprehjen e ngushëllimeve për miqtë tanë ukrainas, mbështes çdo fjalë që thatë par atë që thatë jo shumë larg nga këtu, në tokën europiane,si një krim i pamohueshëm lufte. Saktësisht, 6 muaj më parë qëndroja në këtë sallë, pasi çelëm bisedimet për grupkapitujt 1. U kthyem më pas dhe çelëm bisedimet për grupkapitujt 6 dhe sot jemi prapë këtu për të ecur përpara me grupkapitujt 2.

Nuk mund të mos shpreh fjalë mirënjohësve për presidencën polake për punën e saj për ta çuar përpara këtë proces. Jemi po kaq mirënjohës për mbështetjen e shteteve të tjera të BE-së, për ta çuar përpara këtë gjë. Do të duket vërtet diçka që është habitëse për ne, duke pasur parasysh prej nga vijmë. Falënderimet tona t sinqerta shkojnë për kryekomisioneren Marta Kos, e cila dikur thyente rekorde duke shpuar ujë. Tashmë është bërë kronometri i vendeve tona. Po presim me padurim që brenda 2027 që të gjithë grupkapituj jo vetëm të jenë çelur dhe të jenë mbyllur”, tha Rama.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta