
Nga Eugen Beci
Dispozita që përcakton ndalimin e emërimeve apo shkarkimeve nga puna në të gjithë organet publike dhe entet publike është e vërtetë, por interpretimi qe i ka dhënë Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve pranë KQZ është për rastet e krijimit te pozicioneve te reja, në ndryshimin e organikave te institucioneve dhe jo pozicioneve ekzistuese dhe të domosdoshme të funksionimit normal të veprimtarisë publike.
Si rregull, referuar statutit te miratuar të RTSH (nenit 18) Drejtori i Përgjithshëm i RTSH është një pozicion i domosdoshëm për organizimin, funksionimin dhe mbarëvajtjen e RTSH. Ky pozicion nuk është krijuar rishtazi, por ka qenë ekzistues që me krijimin e RTSH si person juridik publik dhe në këto kushte nuk përben asnjë pengesë ligjore vijimi i procedurave për përzgjedhjen e Drejtorit te Ri.
Gjithsesi, në çdo rast, vlen të theksohet se mos respektimi i nenit 91 te Kodit Zgjedhor nuk e bën procedurën e emërimit të Drejtorit të ri të pavlefshme. Mos respektimi i kësaj dispozite nuk lidhet me vlefshmërinë apo pavlefshmërinë e procedurës së emërimit, por me procesin zgjedhor. Procedura e emërimit është e vlefshme dhe nëse në çdo eventualitet mund të vlerësohet mos respektim i nenit 91 (fakt i cili nuk përbën shkelje) aplikohet gjobe nga 10 000 leke deri ne 100 000 lekë.
Top Channel