
Thomas Muller duket se do t’i japë fund aventurës së tij me Bayern Munchen, pas më shumë se 20 vitesh në klubin gjerman.
Bild dhe Kicker raportojnë se klubi gjerman nuk ka ndërmend t’i rinovojë kontratën 35-vjeçarit, edhe pse dëshira e tij ishte të vazhdonte me klubin më të titulluar në Gjermani, aty ku u rrit që te moshat e vogla.
Muller ka një pagë vjetore prej mbi 10 milionë euro, duke e bërë atë një nga lojtarët me rrogën më të lartë në klub. Bayern po kërkon të kursejë para pasi nënshkroi Joshua Kimmich, Manuel Neuer dhe Alphonso Davies për marrëveshje të reja.
Duke parë moshën e lojtarit dhe faktin që ai nuk luan më si titullar, Bayern kërkon ta ndërpresë këtu rrugëtimin me futbollistin e kthyer në një ikonë për klubin, në mënyrë që të shpëtojë nga një humbje e madhe monetare.
Top Channel