
Në Turqi, ku protestat anti-Erdogan janë ndezur, një protestues i veshur si personazhi i filmave vizatimor, Pikachu është bërë viral duke u përpjekur t’i shpëtojë policisë në një skenë që duket se ka dalë nga një film për fëmijë.
Aktivisti me kostumin e një nga personazheve të filmit vizatimor, Pokemon u pa duke protestuar dhe më vonë duke u përpjekur të ikte kur policia dhe nga makinat që hidhnin ujë me presion për të shpërndarë turmën. Nuk dihet nëse ai u arrestua përfundimisht.
Kujtojmë se deri më tani janë arrestuar afro 1900 persona, sipas zyrtarëve, në protestat masive kundër Erdoganit që shpërthyen pas arrestimit të Ekrem Imamoglu, kryebashkiaku i Stambollit.
Protestuesit pretendojnë se arrestimi i Imamoglu ishte i motivuar politikisht, por Erdogan sulmoi edhe protestuesit, duke i përshkruar ata si agjentë të së keqes që “turbullojnë paqen”.
🇹🇷 #BREAKING | Pikachu was spotted fleeing from the police during anti-Erdoğan protests in Turkey. pic.twitter.com/NhTgV7FqHe
— Universal News (@universalnewsx) March 27, 2025
Top Channel