Verë e nxehtë? Klimatologu: Kjo më e ‘ftohta’ në 300 vitet e ardhshme, do bëhet më keq 12/08 13:32
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, mori pjesë në organizimin e bërë në Tiranë, në nder të festës kombëtare të Greqisë.
Në videon e publikuar nga vetë demokrati në rrjetet sociale, Berisha shihet pranë eurodeputetit Fredi Beleri dhe kryetarit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule. I pranishëm në aktivitet ishte dhe kryepeshkopi i sapoemëruar i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Pelushi.
Grekët festuan përvjetorin e Revolucionit të 1821, një kryengritje popullore kundër Perandorisë Osmane që mbaroi disa vite me vonë dhe arriti kulmin me krijimin e një shteti të pavarur.
Top Channel