
Remitancat ose paratë e dërguara nga emigrantët për familjarët e tyre në Shqipëri shënuan vlera rekord në 2024. 1 miliardë euro u dërguan nga emigrantët nëpër botë ose 116 mln euro më shumë se në 2023.
Nga këto shifra duket qartë se familjet shqiptare janë shumë të varura nga të ardhurat e të afërmve të tyre. Madje duke dërguar edhe më shumë para se gjatë pandemisë, kur ekonomia shqiptare u prekë rëndë nga shpenzimet për shëndetësinë si pasojë e Covid-19.
Më shumë para emigrantët dërguan në tremujorin e katërt i cili përkon edhe me festat e fundvitit, 272 milionë euro ose 8.2% më shumë se një vit më parë. Por dërgesat e emigrantëve janë edhe më të larta, nëse përfshihen paratë që vijnë në vend cash.
Ndonëse dërgesat e emigrantëve po shtohen nga viti në vit, një tjetër hov pritet pas fillimit të kryerjes së transfertave përmes SEPA, teksa kostot për dërgesat e tyre do të jenë më të ulëta.
Më shumë përfitime për emigrantët por dhe për ekonominë shqiptarët nga ulja e kostove të transaksioneve.
Ndonëse sasia e remitancave është rritur ndjeshëm, familjet shqiptare po përfitojnë më pak se vite më parë, për shkak edhe të zhvlerësimit të euros.
Top Channel