Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike, pranga 26-vjeçarit në Krujë

24/03/2025 14:33

Goditet një tjetër rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike në Krujë.

Për pasojë është arrestuar një 26-vjeçar.

Gjatë kontrollit fizik në automjetin e të riut u gjetën 1890 fara narkotike, që dyshohet se do të përdoreshin me qëllim kultivimi. Farat u gjetën në kofanonin e automjetit.

Njoftimi:

Krujë /Finalizohet operacioni policor i koduar “Ndërprerja”.

Parandalohet dhe goditet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohen 1890 fara narkotike dhe pajisje për kultivimin e kanabisit, vihet në pranga poseduesi.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të lëndëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, pas një pune të mirëfilltë hetimore dhe kontrolleve të vazhdueshme të territorit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Ndërprerja”.

Si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi F. K., 26 vieç, banues në Krujë.

Në vendin e quajtur “Rruga e Burrelit” shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e automjetit me drejtues shtetasin F. K, dhe gjatë kontrollit të automjetit, në kofanon e automjetit i gjetën dhe sekuestruan 1890 fara narkotike, të cilat dyshohet se do përdoreshin me qëllim kultivimi.

Më tej, gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e Policisë kanë gjetur e sekuestruar paisje për kultivim të lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta