I akuzuar për 13 vrasje në 2 vite, hidhet shorti, ja kush është gjyqtarja që do të gjykojë Laert Haxhinë
Një punonjës policie në Bulqizë është gjobitur me 40 mijë lekë për parakalim të gabuar në një nga tunelet e rrugës së Arbrit.
Për shkeljen e kryer, Policia Rrugore e Dibrës i ka vendosur masën administrative si dhe i janë zbritur 15 pikë nga Leja e Drejtimit. Pas verifikimit të kamerave policia ka bërë të mundur identifikimin e targës së automjetit të Policisë që i përket Komisariatit të Policisë Bulqizë, me drejtues punonjësin e Policisë, Inspektor D.D Po ashtu ndaj tij ka nisur hetim disiplinor.
“Pas verifikimit të kamerave është bërë i mundur identifikimi i targës së automjetit të Policisë që i përket Komisariatit të Policisë Bulqizë, me drejtues punonjësin e Policisë, Inspektor D.D
Për shkeljen e kryer, Policia Rrugore e Dibrës i ka vendosur masën administrative me vlerë 40.000 lekë të rinj dhe drejtuesit të automjetit i janë zbritur 15 pikë nga Leja e Drejtimit.
Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale nisur nga shkelja e kryer e cila ka impakt negativ te qytetarët dhe shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor rrezikon jetën e përdoruesve të rrugës, në zbatim të Nenit 121, Ligjit 82/2024 “Për Policinë e Shtetit”, ndaj drejtuesit të automjetit inspektor D.D dhe Shefit të Komisariatit të Policisë Bulqizë Kryekomisar E.P, ka nisur hetimin disiplinor, për shkelje të rëndë; “Kryerja e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionin apo shërbimin policor në tërësi” dhe “Keqpërdorimi i atributeve/ kompetencave të policisë””-njofton policia.
Top Channel