
21/03 17:05
Pas vizitës dje në Burojë, në varrin e të atit që ndërroi jetë pak ditë më parë, Thaçi ka qëndruar në selinë e EULEX-it.
Vëllezërit e Thaçit kanë përfunduar vizitën, e më pas kanë deklaruar se ai është mirë.
“Është mirë me shëndet. Jemi të kufizuar të flasim”, kanë thënë shkurt pasi vizituan Hashim Thaçin në selinë e EULEX-it.
Për ta takuar, përpara nisjes në Hagë, ka shkuar edhe bashkëshortja e Hashim Thaçit, e cila tashmë ka dalë nga ambientet ku po mbahet ish-presidenti i Kosovës.
Ndërkohë disa të rinj të PDK-së kanë protestuar me aksion simbolik para selisë së EULEX-it.
Top Channel