
Një rrjet prostitucioni është goditur në Tiranë, ku në pranga ranë 8 persona dhe tre u shpallën kërkim.
Pjesë e grupit kriminal ishin shqiptarë dhe kolumbiane.
Të arrestuarit sipas gazetares së Top Channel janë Esmerald Sulollari, Elona Muraj, Yuly Gomez, Liliana Valencia, Nicol Benitez, Stefania Marin, Nicole Bertel dhe Anisa Brahaj.
Sipas policisë në kërkim janë shpallur tre anëtarë të grupit, mes tyre edhe kryetarja kolumbiane Gabriela Martinez. 47 vjeçe, e cila e drejtonte këtë aktivitet nga Kolumbia.
Ajo bashkëpunonte me shtetasin Esmerald Sulollarin, i cili ishte personi përgjegjës për sigurimin e kushteve në Shqipëri për të ushtruar prostitucion.
Po ashtu nga hetimi ka rezultuar se shtetasja Gabriela Martinez dhe shtetasi Sulollari bashkëpunonim me shtetaset kolumbiane dhe me shtetasen Elona Muraj dhe punonjësen e policisë Anisa Brahaj për akomodimin dhe përshtatjen e ambienteve ku këto shtetase do të ushtronin prostitucion.
Pjesë e rrjetit ishin edhe 44 shtetase të huaja nga Amerika Latine të cilat shfrytëzoheshin për prostitucion.
Në operacionin policor “Orkidea” si rezultat u ekzekutuan 11 masa sigurie:
-Arrest me burg për shtetasin E. S., 39 vjeç, për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit”;
-Arrest në shtëpi për shtetasen E. M., 47 vjeçe,, si e dyshuar për veprat penale “Trafikimi i personave të rritur” e kryer ne bashkëpunim , “Shfrytëzim i prostitucionit” ;
-Arrest me burg për shtetasen Y. G., 33 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;
-Arrest me burg për shtetasen L. V., 23 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion”, “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;
-Arrest me burg për shtetasen N. B, 27 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion”, “Veprim që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Deklaratë e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”;
-Arrest me burg për shtetasen S. M., 29 vjeçe, për veprën penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”;
-Arrest me burg për shtetasen N. B., 27 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”:
-Arrest në shtëpi për shtetasen A. B., 34 vjeçe, për veprat penale “Prostitucion” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Top Channel