
Endri Shabani, kryetari i Nisma Thurje, i ftuar këtë mbrëmje në Top Story ka komentuar ngjarjet e fundit të cilat lidhen me lëvizjet në bashkinë e Tiranës, me delegimin e detyrës e kryetarit të bashkisë.
Duke iu referuar shkarkimit dhe emërimit sërish të Anuela Ristanit si kryetare e deleguar e bashkisë së Tiranës, ai tha se me reagimin e bërë së fundmi, Veliaj sipas tij ka konfirmuar se nuk i zgjedh ai nënkryetarët e bashkisë, që është kompetencë e veta.
“Me reagimin e tij ai konfirmoi se nuk i zgjedh ai nënkryetarët, që është kompetencë e tij. Delegimi i kompetencave, është kompetencë që e ka vetëm këshilli bashkiak. Rama po bën vepër penale, ke kodi penal parashikon kur t’i përvetëson detyra shtetërore është vepër penale. E vetmja gjë që duhet të bëjë Rama është që të shkarkoj kryetarin dhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Këtë përplasje mes tyre e vuajnë qytetarët e Tiranës. Nuk e dimë kush e drejton këtë bashki, dhe qytetarët nuk marrin shërbime”, tha Shabani.
Top Channel