Plagosi me armë zjarri 26-vjeçarin në Lezhë, arrestohet autori
13/03/2025 15:18
Autori i dyshuar i plagosjes që ndodhi mbrëmjen e kaluar në Lezhë, është vënë në pranga.
68-vjeçari Gjin Buzuku qëlloi me armë zjarri 26-vjeçarin M. D..
Ngjarja ndodhi në lagjen numër 4 në Kurbin, në kohën kur Operacionalja pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Vendore të Lezhës ka qenë duke kryer një operacion për kapjen e nipit të 68-vjeçarit, 28-vjeçarin Klaudio Burakun, i cili që prej vitit 2023 ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, kanosje dhe shkatërrim prone.
Top Channel