Minatorët e Bulqizës në protestë, akuzojnë kompaninë turke se ka shkelur kontratat

11/03/2025 15:20

Prej dy ditësh minatorët e minierës më të madhe në Bulqizë e cila tashmë menaxhohet nga Kompania Turke YILDYRIM HOLDING janë hedhur në protestë duke bojkotuar punën.

Shkelja e kontratës së punës nga ana e kësaj kompanie është bërë shkak për këtë bojkot.

Minatorët shprehen se Kërkesat e tyre ia kanë parashtruar kompanisë. Të zhgënjyer, ata thonë se edhe sindikatat e minatorëve i kanë braktisur në rrugën e nisur.

Aktualisht më këtë minierë punojnë rreth 600 minatorë, ndërsa 250 prej tyre thonë se janë të vendosur të vijojnë bojkotin e punës deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - Bileta