Gjykata caktoi masat për protestuesit, flet avokati: E vetmja provë që u përmend ishte pjesëmarrja. Kalaja: Kemi kallëzuar dhunën e policisë në SPAK Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë këtë të diel zonën e Hekalit në Mallakastër, duke djegur disa hektarë me ullishte dhe shkurre dhe duke rrezikuar Parkun Arkeologjik të Bylisit.
Flakët u shfaqën rreth orës 09:00 të mëngjesit dhe fillimisht u vunë nën kontroll nga zjarrfikësit e Ballshit, por era e fortë riaktivizoi vatrën në mesditë.
Në operacionin e shuarjes u angazhuan forcat zjarrfikëse të Ballshit dhe Fierit, ndërsa për shkak të afërsisë me Parkun Arkeologjik të Bylisit ndërhyrja u krye edhe nga ajri.ekipet vijojnë monitorimin e zonës për shkak të rrezikut të riaktivizimit nga era e fortë.
Paraprakisht dyshohet se shkak i zjarrit është bërë djegia e mbeturinave në tokat përreth, ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve
Top Channel