Në 138 vjetorin e hapjes së Shkollës së Parë Shqipe në Korçë, janë ekspozuar për herë të parë dy regjistra të Shkollës Femërore të viteve 1923-1950.

Pjesë e njërit prej regjistrave është edhe fletorja e jetës së shkollës e cila daton prej vitit 1867 duke dëshmuar përpjekjet dhe rrugëtimin e gjatë për mësimin shqip në qytetin e Korçës.

Në ekspozitën e çelur këtë 7 mars në Muzeun Kombëtar të Arsimit krahas regjistrave të Shkollës Fillore Femërore të cilat janë pjesë e fondit të Bibliotekës Thimi Mitko, koleksionisti Mirgen Shamblli ka sjellë fletore pune që u përkasin periudhave të ndryshme

Ekspozita Gjurmë Dijesh, Fletoret e para do të jetë e hapur edhe gjatë fundjavës duke ofruar mundësinë që publiku të shohë nga afër gjurmët e dokumentuara të arsimit shqip.

Top Channel

PORTOKALLI Portokalli - AG SHOW - Bileta