
Shtëpia e Bardhë ka reaguar pas lajmit të publikuar sot nga agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters, duke mohuar se është marrë një vendim për revokimin e statusit të përkohshëm ligjor të 240,000 ukrainasve që ikën në SHBA pas fillimit të luftës.
Më herët sot, agjencia e lajmeve Reuters raportoi se masa mund të vijë në prill dhe mund të çojë në deportimin e ukrainasve.
Por në një postim në X, sekretarja e shtypit Karoline Leavitt e quan këtë “lajm të rremë” dhe thotë se “asnjë vendim nuk është marrë në këtë moment”.
Sipas partnerit amerikan të BBC-së, CBS News, shumica e ukrainasve të regjistruar në programin e Statusit të Mbrojtur të Përkohshëm (TPS) erdhën në SHBA nën politikën e Bashkimit për Ukrainën e kohës së Bidenit, e cila është pezulluar nga administrata Trump.
Shumë programe TPS janë në proces të mbylljes, pasi disa nga të emëruarit e Trump besojnë se ata janë abuzuar prej kohësh, shton CBS.
Top Channel