
Banorët kanë akuzuar Eglin dhe Gjestin se kanë kryer marrëdhënie seksuale gjatë natës nën jorgan. Kjo gjë ka sjellë debat të ashpër mes banorëve.
Egli është shprehur se nuk ka ndodhur asgjë e tillë, dhe nëse do të ndodhte përgjegjësia do të ishte vetëm e saj, dhe nëse e ka bërë, e ka bërë me një njeri që ka shprehur ndjenja.
“Si fillim dua ti kërkoj ndjesë prindërve dhe kunatit tim që janë të detyruar të shohin këto gjëra. Sa i përket se çfarë ndodh poshtë jorganit, dhe kur i kam thënë Aldo se ne flemë si dy njerëz të dashuruar kam dashur të nënkuptoj se flemë të përqafuar dhe për mua kanë qenë veprime shumë të ndjera dhe nuk kthehem për t’i ndryshuar. Dhe sa i përket poshtërsisë që bënë G Bani që vjen me terma banale dhe më drejtohet me rënko poshtë jorganit dhe kënaqu…
G Bani: Nuk e kam thënë asnjëherë, po gënjen. Klithë dhe kënaqu nuk e kam thënë. Mos gënje.
Egli: Prisja të dilte në klip momenti i rënkimeve dhe i seksit, për sa kohë nuk doli këta njerëz e kanë me mua ‘dhëmbë më dhëmbë’ me moralin tim që e kanë bërë pa patur asnjë lloj prove. Thjeshtë për të përbaltur emrin tim. Në fund të ditës dhe po e bëra e mbajë përgjegjësinë vetë. Dhe mund ta kem bërë me një njeri që kam shprehur ndjenja.
Rozana: Mua nuk më shqetëson fare që Egli dhe Gjesti kanë një marrëdhënie të dy. E kam kuptuar që kjo gjëja është për lojë, por mos ta bëjnë në kurrizin tim. Kjo vajza e ka humbur toruan fare. Bëni çfarë të doni nuk më intereson.
Gjesti: Do e bëjë kur të kem ndjenjat. Rozanës i them që të shohë punët e saj dhe të merret me lojën e vet. I ka rënë pulsi…
Top Channel