
200.117 ka shkuar numri i të regjistruarve nga diaspora për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë kanë kohë të regjistrohen deri më 4 mars për të ushtruar të drejtën e tyre.
Deri më tani kërkesa më e lartë për regjistrim është nga Italia, Gjermania, Greqia dhe Amerika.
Sipas të dhënave, 247,636 persona kanë bërë kërkesë për regjistrim, kurse 41,138 u është refuzuar kërkesa.
Për votuesit nga jashtë të cilëve mund t’u refuzohet kërkesa për t’u regjistruar pasi nuk kanë plotësuar kriteret, Kryekomisionieri Ilirjan Celibashi ka theksuar më parë se nuk do ketë penalizime.
Ata do mund të ripalikojnë sa herë të duan deri në datën e afatit të fundit.
Një ditë më parë Kuvendi miratoi pa opozitën ndryshimet në Aktin Normativ, ku emigrantët me dokumente të skaduara mund të votojnë për zgjedhjet e 11 majit.
Sipas vendimit, vlefshmëria e dokumenteve të skaduara të emigrantëve është deri më 31 maj 2025.
Top Channel