
Pavarësisht thirrjeve për pavarësi të Europës nga SHBA, sidomos lidhur me aftësitë e saj mbrojtëse, ku prioritet kryesor të kishte mbrojtja e Ukrainës, e cila ka hyrë në vitin e katërt të luftës kundër agresionit rus, ekspertë të ndryshëm mendojnë se një gjë e tillë, nuk ka për të qenë e lehtë.
Ukraina arriti të përballojë tre vite konflikte me Rusinë falë ndihmës së madhe ushtarake të Shteteve të Bashkuara, të ofruar gjatë mandatit të Presidentit Joe Biden. Donald Trump tani e ka bërë të qartë së dëshiron t’i japë fund luftës dhe të marrë kompensim për ndihmën ushtarake të Uashingtonit, madje duke kërkuar që Ukraina t’i japë Shteteve të Bashkuara qasje në pasuritë minerale të vendit në këmbim të dhjetëra miliarda dollarëve të ndihmës ushtarake amerikane për Kievin. Andriy Zolotarev, drejtor i Qendrës Analitike Sektori i Tretë, një institut me bazë në Kiev, i tha VOA-s se ndihma ushtarake e Shteteve të Bashkuara është jashtëzakonisht e rëndësishme për mbrojtjen e Ukrainës.
Ai kujton se SHBA-ja ka rezervë të madhe armësh e të gjitha vendet europiane të marra së bashku nuk kanë numër më të madh satelitësh se Shtetet e Bashkuara. Shtetet e Bashkuar kanë lloje armësh jashtëzakonisht të rëndësishme dhe vërtet të pazëvendësueshme për Ukrainën, si sistemet e mbrojtjes nga raketat Patriot, raketa me rreze të gjatë veprimi “ATACMS”, sistemin e raketave “HIMARS” si dhe pjesë këmbimi për automjete të blinduara dhe sisteme artilerie, thekson ai.
Ish-avokati Mark Feigin, nënvizon sakaq se ndërsa Evropa ka dy vende me arsenal bërthamor, Britaninë dhe Francën, potenciali ushtarak i kontinenti pengohet nga fakti se ai nuk është “një entitet i vetëm”, ndërsa Shtetet e Bashkuara, argumenton ai, janë më të fuqishme, mes tjerash edhe për faktin se vendimet e tyre merren në një mënyrë të centralizuar, dhe ato më pas zbatohen vazhdimisht.
Top Channel