Senatori Italian kritikon arrestimin dhe sulmet ndaj Veliajt: Çfarë ndodh nëse del i pafajshëm?

28/02/2025 14:37

Senatori italian, Roberto Berardi ka mbërritur në Shqipëri me synimin për të takuar kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në burg. Megjithatë, ai nuk është lejuar të kryejë vizitën nga prokurori Olsi Dado.

Duke folur për emisionin Shqipëria Live, Berardi ka kritikuar arrestimin e Veliajt, duke e cilësuar si një sulm të padrejtë.

“Në rastin konkret, duhet të zhvillohet një gjyq i drejtë, ku të dalin faktet. Mund të ndodhë që pas këtij gjyqi, Erion Veliaj të rezultojë se nuk ka kryer asnjë shkelje. Çfarë do të ndodhë atëherë? Politika e ka sulmuar, e kanë futur në burg, por nëse në fund të procesit ai shpallet i pafajshëm, çfarë do të thuhet?

Mediat e kanë fryrë këtë situatë, politika është përfshirë, dhe ai është goditur jo vetëm politikisht, por edhe familjarisht. Ai po sulmohet nga të gjithë për diçka që ndoshta nuk e ka bërë fare. Çfarë do të themi më vonë?”, u shpreh senatori italian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA