Njihej për rolin e saj në serialin ikonik “Gossip Girl”, ndërron jetë në moshën 39-vjeçare aktorja hollivudiane

26/02/2025 21:35

Michelle Trachtenberg, e cila u bë e famshme për rolet e saj në vitet 1990 dhe 2000, ka ndërruar jetë në moshën 39-vjeçare.

Aktorja amerikane ishte më e njohur për rolet e saj në “Buffy the Vampire Slayer”, “Daën Summers” dhe më vonë për rolin e socialistes manipuluese Georgina Sparks, në hitin amerikan “Gossip Girl”.

Vdekja e saj nuk po trajtohet si rast i dyshimtë sipas policisë së Nju Jorkut.

Trachtenberg bëri debutimin e saj në filmit “Harriet the Spy” në vitin 1996, dhe ajo u shfaq në disa prodhime të Nickelodeon.

Policia në Manhatan tha se ata iu përgjigjën një thirrjeje urgjente mëngjesin e ditës së sotme dhe e gjetën Trachtenberg “të pavetëdijshme”. Aktorja u shpall e vdekur në vendngjarje.

“Nuk dyshohet si rast kriminal. Ekzaminimi mjekësor do të përcaktojë shkakun e vdekjes. Hetimi vijon”, tha Departamenti i policisë së Nju Jorkut në një deklaratë.

Trachtenberg filloi aktrimin në moshën 3-vjeçare në serialin televiziv të Nickelodeon “The Adventures of Pete & Pete”.

Në fillim të viteve 2000, ajo u nominua për disa çmime aktrimi, duke përfshirë një çmim Emmy Daytime, për rolin e saj në “Buffy the Vampire Slayer”.

Ajo gjithashtu luajti në filma duke përfshirë “EuroTrip”, “Ice Princess”, “Killing Kennedy” dhe “Sister Cities”.

Trachtenberg u shfaq për herë të parë në “Gossip Girl” në vitin2008. Ajo u kthye në rol për dy episode të sezonit të dytë të rikthimit të serialit ikonik së HBO Max në vitin 2023.

Roli i saj i fundit madhor ishte në vitin 2021 si prezantuese e një seriali dokumentar të krimit “Meet, Marry, Murder”.

Në vitin 2021, Trachtenberg akuzoi krijuesin e “Buffy the Vampire Slayer”, Joss Whedon, për sjellje të papërshtatshme në xhirime pasi bashkë-ylli i saj Charisma Carpenter tha se ajo kishte mbetur e traumatizuar nga mënyra se si Whedon e trajtonte.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA