EMRI/ I dënuar me 7 vite burg si pjesë e organizatës krimianle, arrestohet 43-vjeçari shqiptar

25/02/2025 13:16

Arrestohet nga policia e Durrësit 43-vjeçari i shpallur në kërkim dhe i dënuar nga Italia si pjesë e një organizate krimianle dhe trafik narkotikësh.

Gjatë operacionit “Seven” u kap dhe u arrestua me qëllim ekstradimin shtetasi Ervin Balliu, 43 vjeç, banues në fshatin Gosë, Rrogozhinë.

Balliu  ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Apelit e Torinos, Itali, me vendimin e datës 06.06.2023, e ka dënuar me 7 vjet burgim, për veprat penale “Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, sipas Kodit Penal të Italisë.

Interpol Tirana dhe Interpol Roma do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA