“Nuk kam frikë të rikthehem në shkollë”/ Flet mësuesja që u godit me thikë nga nxënësi 13-vjeçar: Dua të di nga i vjen kjo urrejtje ndaj meje 19/09 11:09
Një britanik akuzohet se ka tentuar të mbytë nusen e tij në një pishinë pushimi në Florida.
62-vjeçari Mark Raymond Gibbon nga Beaconsfield, Buckinghamshire, dyshohet se e ka mbajtur disa herë nën ujë 33-vjeçaren pas një zënke për nipërit e tij. Ai dyshohet se ndaloi vetëm kur motrat, që qëndronin në shtëpinë ngjitur telefonuan policinë.
Vajza nëntëvjeçare e viktimës dyshohet se u hodh në pishinë për të ndaluar Gibbon. Familja po qëndronte në një shtëpi me qira në Solterra Resort të Davenport, Florida, kur ndodhi incidenti të dielën.
Gibbon u arrestua dhe u dërgua në burgun e qarkut Polk, ku u akuzua për tentativë vrasjeje të shkallës së dytë dhe dhunë fizike.
Top Channel