
Galeria Kombëtare e Arteve parashikohet të jetë gati për qytetarët në fillimin e vitit 2026.
Objekti i vjetër, ndërtim i viteve’70 me probleme strukturore, tashmë do të ketë më shumë hapësira të dedikuara artit dhe kulturës në vend. Kryeministri Edi Rama së bashku me ministrinë e ekonomisë Blendi Gonxhe inspektuan punimet nga afër.
“Jemi në faza të avancuara punimesh. Është kryer rreth 40% e punimeve, por është pjesa më komplekse që është kryer dhe pjesa që në preventiv ka zënë një vend më të vogël. Pjesa që vjen tani, montohet më shpejt dhe zë një vend më të madh në preventiv. Jemi në një moment të kënaqshëm të ecurisë së punimeve. Po punohet në të dyja objektet, në objektin e vjetër dhe objektin e ri. Kanë mbaruar gjithë përforcimet. Godina ka pasur probleme të rënda strukturore, ndërtim i viteve ‘70, por me të vërtetë ndërtuar shumë pa cilësi. Shumë punë për riforcimin”
Ndërtesa e re e Galerisë Kombëtare të Arteve do të ruaj strukturën e vjetër, duke sjellë një komunikim mes objekteve.
“Objekti i ri u shtua duke respektuar objektin e vjetër dhe duke mbajtur këtë galerinë e xhamit. Vizita fillon që nga objekti ekzistues dhe pastaj nëpërmjet urave kalojnë paralel sipas kateve drejt objektit tjetër, ku ka hapësira të tjera të shtuara. Dallohen disa tipologji ndërhyrjesh këtu, duke filluar që nga përforcimi dhe pastaj gjithë instalimet me radhë. Do rikthejmë skylight-et të cilat me kalimin e kohës kanë qenë të improvizuara dhe të mbyllura.”- shpjegoi përfaqësuesi i studios projektuese.
Ministri Gonxhe bëri të ditur se 784 restaurime veprash janë kryer deri më tani ndërsa po punohet për planin e menaxhimit të gjithë galerisë.
Top Channel