Një supermarket pranë rrethrrotullimit të Plepave, në Plazhin e Durrësit është djegur në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Zjarri ka rënë rreth orës 04:00 në ambientet e marketit “Diambe” dhe ndërhyrja e shpejtë e shërbimit zjarrfikës ka bërë të mundur izolimin e flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre në pjesën tjetër të qendrës tregtare. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar, por dëmet në biznes janë të konsiderueshme.

Sipas të dhënave paraprake, zjarri dyshohet të jetë shkaktuar nga një prizë e mbingarkuar nga pajisjet frigoriferike, e cila ka bërë masë elektrike. Gjithsesi do të jenë hetimet që do të përcaktojnë saktësisht shkakun e zjarrit.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA