
Peshqit luftarakë apo karkaleca me ‘flokë’ janë të gjitha në mesin e imazheve fituese të konkursit 2025 Underwater Photographer of the Year.
Fotografi spanjoll Alvaro Herrero u shpall fitues i përgjithshëm për imazhin që tregon marrëdhënien midis një balene dhe të voglin e saj.
Herrero e bëri fotografinë, e cila quhet “Radiant Bond”, në Polinezinë Franceze.
“Nëna po e shoqëron të porsalindur e saj në sipërfaqe, sepse është ende kaq e vogël”, tha Herrero në deklaratë.
Imazhi triumfoi mes më shumë se 6750 aplikime në konkursin e këtij viti.
“Ky foto delikate por kaq e fuqishme tregon lidhjen mes nënës dhe dëshmon gjithçka që është e mrekullueshme dhe e mirë për botën tonë,” tha anëtari i jurisë në konkurs Peter Rowlands.
Top Channel