Fjalori i madh i gjuhës shqipe/ 40 mijë fjalë të reja, akademikët: Nuk është shterues, mund të përmirësohet sërish 14/01 19:58
Në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Biblioteka publike promovoi vëllimin poetik “Camera Obscura” te Stefan Çapalikut, një përmbledhje me 69 poezi që ndërthur fuqinë e vargut me imazhin e errët të fotografisë së hershme të Marubit.
Çapaliku solli në vëmendje poetë si Frederik Reshpja, Zef Zorba dhe Primo Shllaku, duke theksuar ndikimin e tyre në gjetjen e një risie për krijimtarinë e tij. Promovimi u shoqërua me një videoperformancë që krijoi atmosferën e një dhome të errët fotografike ku imazhi përmbys vjen me interpretimin e poezive.
“Camera Obscura” nuk është thjesht një vëllim poezie, por një reflektim mbi kohën, kujtesën dhe perceptimin e realitetit urban.
Top Channel