
Kjo javë ka qenë e shoqëruar me debate të ashpra në shtëpinë e “Big Brothher VIP”.
Një deklaratë e Loredanës, se Tiri ka flirtuar me të jashtë shtëpisë, ka bërë që Krisa të shpërthejë në debate.
Tiri e ka mohuar se ai ka flirtuar me banoren, ndërsa Krisa këtë dekaratë e ka shoqëruar me debate të ashpra.
Situata ka agravuar më pas ku mes tyre ka pasur përplasje të forta.
Tiri: Ajo solli një gënjeshtër nga jashtë, ka thënë të sajoj diçka teksa në shënjestër na ka pasur ne, mua dhe Krisën. A të kam ngacmuar me fjalë?
Loredana: Tiri mënyra se si po më shikoje, ishte mënyra se si më shikoje në atë lokal atë natë.
Tiri: Loredana ka thënë të krijojë një situatë në shtëpi që t’i shpëtojë nominimit.
Krisa: Unë e mbaj mend shumë mirë që Tiri atë natë nuk ka qenë në një situatë të tillë. Loredana ka dalë bllof duke krijuar një situatë të tillë. Goditje e ulët e bërë nga një femër.
Top Channel