Inside Story/ Spastrimi etnik në Preshevë, Rexhepi: Serbia ndryshoi metodat, jemi si në kohën e Millosheviçit

19/02/2025 21:30

‘Metodat e tyre janë nga më të ndryshmet pa i përdorur tytat e automatikut, pa përdorur autoblindat, pa përdorur tanket shqiptarë i bëjnë të ndihen të pasigurt në tokat e tyre autoktonë’ u shpreh Ragim Mustafa, Zv. kr Komuna Preshevë

‘Kjo është e njëjta kohë si koha e Millosheviçit por vetëm kanë ndërruar metodat. Millosheviçi me anë të dhunës donte të bënte spastrimin etnik të shqiptarëve, ndërsa partia shtet e Vuçiçit …me anë të ligjeve. Po ndodh spastrim etnik në luginë të Preshevës’ u shpreh Enkel Rexhepi, Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar

Kjo problematikë është e hershme, e zë fill nga keqpërdorimi i një neni të ligjit për vendbanim dhe vendqëndrim. Një ligj përmes të cilit Serbia pretendon se synte krijimin e një regjistri të saktë të dhënash për të gjithë shtetasit serbë.

‘Qëllimi i gjithë kësaj fushate ka qenë çregjistrimi arbitrar i shqiptarëve, ndryshimi i strukturës etnike’ u shpreh Arben Ferati, Përfaqësues i Këshillit Nacional për Medvegjë.

Kuvendi i Serbisë miratoi Ligjin për Vendbanim dhe Vendqëndrim të Qytetarëve më 17 nëntor 2011. Siç përcaktohet në Nenin 1, qëllimi i ligjit ishte të rregullonte regjistrimin dhe çregjistrimin e adresave të banimit brenda vendit, apo të mbante një regjistër të adresave të përkohshme jashtë vendit për qytetarët. Termi “pasivizimi i adresës” shfaqet dhe përcaktohet si një tregues në regjistrat e autoritetit kompetent se qytetari nuk jeton në adresën e banimit të regjistruar ose adresën e banimit të përkohshëm. Por, ky nen është keqpërdorur duke u pamundësuar shqiptarëve marrjen e letërnjoftimeve duke i zhdukur nga regjistrat.

‘Organet vendore përfshirë pushtetin lokal, ministrinë e punëve të brendshme në diktat nga qarqet e larta të politikës në Serbi kanë dërguar shkresa dhe kërkesa për gjoja verifikime të gjendjes ku dhe si banojnë ata qytetarë gjë që ka rezultuar me adresat e tyre të suspenduara në mënyrë arbitrare kurse qyteti nuk ka ditur asgjë se çfarë është duke ndodhur’ u shpreh Arben Ferati, Përfaqësues i Këshillit Nacional për Medvegjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA