E rëndë në Korçë, familjarët gjejnë pa jetë 40-vjeçarin
09/02/2025 19:06
Një 40-vjeçar është gjetur pa jetë në fshatin Turan të Korçës.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima është gjetur në stanin e bagëtive në afërsi të banesës së tij nga familjarët, të cilët lajmëruan menjëherë policinë.
Nuk dihen arsyet e këtij akti por kanë nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen, raporton korrespondentja e Top Channel Dhoriela Çule.
Top Channel