Tre efektivë police janë lënduar gjatë tubimit të zhvilluar nga opozita sot para kryeministrisë.

Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha bën me dije se si pasojë e hedhjes së lëndëve piroteknike drejt  punonjësve të Policisë,  janë lënduar tre prej tyre, një punonjëse në sy, një punonjës në dorë  dhe një tjetër në fytyrë.

Protesta është mbyllur pas rreth një orë, ndërsa nuk janë shënuar incidente të tjera.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA