“Agasin e kam njohur në administratë, raportet kanë qenë korrekte”/ Karçanaj flet në “Top Story” edhe për pasuritë e saj: Jetoja me qira, nuk kam as makinë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku zhvilloi një intervistë për emisionin Top Story për Grida Dumën një ditë para zgjedhjeve në Kosovë.
Ai tha se ka kontakte me SHBA-në, ndryshe nga kundërshtari i tij Albin Kurti.
Abdixhiku: Orientimi strategjik i Kosovës është që të marrim gazin amerikan para Serbisë. Administrata e Trump dhe përfaqësuesit e energjetikës, komunikime të detajuara për sjelljen e gazit amerikan. Në Kosovë mjaftohemi me pak, kemi ngecur në ambicie minimaliste si popull, politika është e kënaqur me sharje, përçarje, ndarje, showbiz i përplasjeve fjalësh, por pa projekte konkrete.
Duma: Pse nuk ka dashur Vetëvendosja?
Abdixhiku: Se nuk dinë, nuk është në gjendje të përfundojë një projekt.
Top Channel