Përfshihet nga flakët automjeti në Zvërnec
07/02/2025 20:40
Përfshihet nga flakët një automjet në afërsi të fshatit Zvërnec.
Makina ka qenë e parkuar në momentin që ka marrë flakë.
Ndërkohë, ende nuk dihen shkaqet e djegies së makinës.
“Sot, rreth orës 19:55, në Zvërnec, Vlorë, ka rënë zjarr dhe është djegur, dyshohet aksidentalisht si pasojë e një shkëndije elektrike, një furgon i parkuar (camper), në pronësi të shtetasit francez A. D.“-njofton policia.
Forcat e zjarrëfikses ndodhen në vendngjarje ndërsa policia po heton por dhe po merr në pyetje pronarin e mjetit.
Top Channel