Televotimi i hapur në spektaklin e kaluar, ku publiku voton për banorin e preferuar, do të qëndrojë deri të martën, kur do të zhvillohet Prime i radhës.

Në nominimin e përgjithshëm, në të cilin është përfshirë e gjithë shtëpia, do të dalin tre të preferuar.

Me pyetjen “zgjidhni të preferuarin”, publiku ka mundësinë të zgjedh dhe banori më pak i preferuar do të lërë shtëpinë.

Spektakli i së shtunës nuk do të zhvillohet, për shkak të maratonës që do të transmetohet në Top Channel, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë.

Ndërkohë, një ditë më parë, nga gara e “Big Brother VIP 4”, u përjashtua Jozef Marku. Vendimi erdhi për shkak të komenteve denigruese dhe poshtëruese dhe të pandjeshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA