Marrëveshja SHBA-Iran shkakton shqetësim në Izrael, frikë se Teherani po fiton kohë për t’u rigrupuar
Një gjykatës federal ka shtyrë afatin për punonjësit federalë për të pranuar të ashtuquajturën “ofertë të dorëheqjes” të administratës Trump, ndërkohë që gjykatat verifikojnë ligjshmërinë e saj.
Qeveria do t’u dërgojë një njoftim punonjësve, duke i informuar se afati i së enjtes është pezulluar .
Kujtojmë se sot, një zyrtar i administratës Trump, i njohur me këtë çështje tha se të paktën 50,000 njerëz kishin vendosur të pranonin ofertën. Oferta iu bë rreth dy milionë punonjësve.
Zyra e Menaxhimit të Personelit paralajmëroi se ata që nuk zgjedhin janë në rrezik të humbasin punën e tyre. Administrata po planifikon shkurtime të gjera së shpejti, thanë dy zyrtarë të administratës Trump për CNN.
Top Channel