Një studim i ri ka treguar se një natë e keqe gjumi mund të ketë ndikime të dukshme në emocionet tona, duke çuar në një rritje deri në 60% të emocioneve negative.
Sipas shkencëtarëve, mungesa e gjumit e bën trupin më të ndjeshëm ndaj stresit dhe ndihmon në përjetimin e emocioneve si ankthi, nervozizmi dhe trishtimi.
Kjo ndodhi për shkak të ndikimit të gjumit në funksionet e trurit, veçanërisht në ato që lidhen me përpunimin dhe kontrollin e emocioneve.
Ekspertët theksojnë se është e rëndësishme të kushtohet më shumë vëmendje cilësisë së gjumit, pasi ai ka një rol të drejtpërdrejtë në ruajtjen e shëndetit mendor dhe emocional.
Ky studim ka theksuar rëndësinë e gjumit të mirë për të ruajtur një ekuilibër të shëndetshëm emocional dhe ka paralajmëruar për pasojat që mund të ketë një gjumë i pamjaftueshëm dhe i dobët në ndjenjat dhe reagimet tona emocionale./ TAR
Top Channel