Frikësuan dëshmitarin, duke penguar drejtësinë! Dhomat e Specializuara në Hagë dënojnë Haxhi Shalën, Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin

04/02/2025 15:58

Dhomat e Specializuara në Hagë kanë dënuar Haxhi Shalën, Sabit Januzin dhe Ismet Bahtijarin për frikësim të dëshmitarëve dhe për pengim të drejtësisë.

Ata u dënuan pasi arritën marrëveshje për pranim të fajësisë me Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Haxhi Shala është dënuar me tre vjet burgim, Sabit Januzit u dënua me dy vjet burgim dhe Ismet Bahtijari me dy vjet burgim.

Bahtijari dhe Januzit do t’u llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim që prej pesë tetorit 2023. Ndërkohë Haxhi Shalës nga 11 dhjetori i 2023.

Të dënuarit do të paguajnë shumën prej 500 euro për viktimën numër një. Shala do të paguajë 400 euro, Januzi 100 euro dhe Bahtijari nuk do të paguajë asgjë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA