Dasmë në shtëpinë e Big Brother, “martohen” Jozi dhe Loredana! Cilët janë dy banorët që nuk morën ftesë?
02/02/2025 18:41
Sonte në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4 do të organizohet një dasmë.
Banorët kanë zgjedhur çiftin e tyre dhe në bazë të votave ishte Jozi dhe Loredana, ndonëse në garë qenë edhe Egli me Gjestin e Krisa me Tirin.
Si dëshmitarë, Lori zgjodhi Gertën dhe Danjën kurse Jozi zgjodhi G Banin dhe Aldon.
Ndërkohë çifti vendosi që në ceremoninë e tyre të mos ftojnë Rozanën dhe Laertin.
Ceremonia do të nisë sonte në orën 20:00 dhe mbetet të shihet sesi do të zhvillohet organizimi i kësaj ngjarje të veçantë në shtëpinë e Big Brother.
Top Channel