“E dimë për çfarë je e njohur ti, je turp i shoqërisë”, ishte ofendimi që Gerti i ka drejtuar Livias, duke lënduar këtë të fundit në shtëpinë e “Big Brother VIP”.
Banori i tha “ke ardhur këtu për të më pastruar imazhin”. Debati vijoi gjatë spektaklit të sotëm. Rozana dhe G Bani u shprehën se Gerti e ka ofenduar Livian dhe ka pasur sjellje të pahijshme ndaj saj.
Livia: Ka dashur gjithmonë të më blejë, më thoshte hiqu nga Rozana
Gerti: Nuk është e vërtetë
Rozana: Ti mendon se nuk shikohen gjërat! Ti kujton se atë që krijon në kokën tënde, mund të vish ta thuash në Prime.
Ledion: A ke ti konsideratë për Livian?
Gerti: Sigurisht që jo. Kam dëshirë ta shoh të lirë.
Livia: Aq sa më shan
G Bani: Sa herë kalon Livia, Gerti bën komente dhe e sheh në mënyrë agresive.
Rozana: I ke thënë hajde te Lali, kur ke qenë gjysmë i zhveshur
Laerti: Debate që nuk i përkasin Big Brother VIP, me atë fjalor që përdor
Neda: Unë mendoj se ju të dy e keni ngatërruar Big Brother VIP. Livia, unë ty të njoh pak më herët dhe unë e di kush je ti, mami të ka dhënë dhuratë ekzemplare. Ti nuk i bën dëm askujt, dhe te emisioni nuk bëje intriga dhe skema. Nga ty, e di që nuk të vjen asnjë e keqe. Ti ke të gjithë potencialin të bësh Big Brother-in tënd, duhet të jesh e lirë, nuk ke pse je o me Gertën, o me Rozanën. Duhet të bësh debatet e tua, pa të ndërhyrë të tjerët
Top Channel